G Data Software
Vaksina për kompjuterin Tuaj...
Keni probleme me viruset në kompjuterin Tuaj që programi juaj i mbrojtjes nuk arrin ti eliminojë?
Për një kompjuter në gjendje të shkëlqyer me një zgjidhje totale mbrojtjeje , provoni G DATA!
Privat apo Biznese një zgjidhje e zgjuar për sigurinë Tuaj është blerja e një programi origjinal.

Informacion
G Data Software me qendër në Bochum të Gjermanisë është një kompani prodhimi programesh e përqendruar në zgjidhje sigurie për IT. Në kualitetin e specialistit në sigurinë e internetit dhe pionier në kampin e mbrojtjes nga viruset , kompania , e themeluar në Bochum në vitin 1985 , ka zhvilluar programin e parë antivirus 20 vite më parë , dhe në 2010 feston 25 vjetorin e saj. Si rrjedhojë G Data është kompania më e madhe për prodhimin e programeve të sigurisë në botë.Për më shumë se 5 vjet , asnjë prodhues programesh sigurie Europian nuk ka fituar çmime , konkurse kombëtare dhe ndërkomtare më shpesh se G Data. G Data është një lider botëror , që kombinon teknologjitë më të mira në botë për siguri në produktet e veta.Shembuj të kësaj janë teknologjia DoubleScan me dy skaner antivirus të pavarur dhe OutbreakShield mbrojtje e menjëherëshme. Zgjidhjet e G Data për sigurinë e të dhënave janë të disponueshme në nivel botëror në më shumë se 60 shtete.
